Shefi i kabineti në Partinë Demokratike Akil Kraja në emisionin ‘Stay Tuned’ në MCN TV duke sjellë në vëmendje protestën e 6 dhjetorit dhe sulmin e bërë ndaj tij, deklaroi se ai ishte një atentat politik ndaj opozitës.
Kraja tha se Rama kërkonte që të trembte opozitën përmes atij akti kriminal, por që nuk ja arriti dot. Sipas tij, Rama dështoi me sukses sepse kërkonte të përdorte Evropën si një sapun për të fshehur skandalet e tij antikombëtare, por që opozita me pjekurin ë e Berishës nuk e lejoi diçka të tillë.
Sulmi, atentati politik ndaj kryetarit të opozitës, ndaj Berishës është turp, degradim i një regjimi i cili çdo ditë e më shumë rrëshqet drejt dhunës. Po mbyllen media, po goditen asete dhe tashmë dhunë ndaj opozitës. Pas dhunës verbale në parlament, hasëm një atentat politik ndaj Berishës si lider i opozitës në një kontekst porosie dhe jo incident. Kjo ishte për të trembur opozitën, për ta provokuar, për ta bërë që të heshtë dhe për ta çuar drejt një diçkaje që fatmirësisht nuk ndodhi. Ai ishte një person me dosje, ai ishte një atentat politik për ta trembur opozitën por kjo nuk ndodhi, opozita sot është më e vendosur se kurrë dhe më prezente se kurrë.
I pyeturës si e ka parë atë incident dhe fjalët e para të Berishës pas aktit të dhunës, Kraja tha se ai tregoi pjekurinë e një lideri kombëtar duke treguar se aty ishim mbledhur kundër Ramës dhe jo Shqipërisë.
Pas goditjes ai u afrua menjëherë drejt podiumit dhe me një qetësi të jashtëzakonshme që e mundëson vetëm pjekuria e një lideri kombëtar që vendos fatet e një vendi, ai u ngjit në podium dhe dha mesazhin se demokratë kini kujdes sepse ne jemi mbledhur për një Shqipëri evropiane, kundër Ramës, por jo kundër Shqipërisë. Ne e pamë se Edi Rama dështoi me sukses sepse kërkonte të përdorte Evropën si një sapun për të fshehur aktet dhe skandalet antikombëtare, por nuk ja doli sepse demokratët treguan një pjekuri. Ne u ndjemë krenar sepse ringritja e Berishës të bën të kuptosh dimensionin e tij, sepse ai është një institucion dhe jo një individ. Politika nuk është xhaketat e reja apo të vjetra, por kapaciteti për të artikuluar ndryshim.



