Dialogu Kosovë-Serbi/ BE përgatitje për takimin e 7 korrikut në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi/ BE përgatitje për takimin e 7 korrikut në Bruksel

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se takimi në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivelin e negociatorëve, do të zhvillohet të mërkurën, më 7 korrik. Para këtij takimi, delegacionet e të dyja palëve do të kenë takime të ndara me përfaqësues të Bashkimit Evropian. Delegacioni i Kosovës do të takohet me përfaqësuesit e BE-së më 6 korrik, ndërsa ai i Serbisë më 7 korrik.

Më pas do të zhvillohet takimi i të dyja ekipeve, me ndërmjetësimin e BE-së.

Janë këto bisedimet e para në këtë nivel që nga takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 15 qershor.
Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Burimet e BE-së në Bruksel nuk kanë saktësuar se cilat do të jenë temat e këtyre takimeve, por kanë paralajmëruar se do të flitet edhe për marrëveshjet e arritura deri më tash, si dhe për ecjen përpara të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ky takim thuhet se do të shërbejë edhe për të përgatitur një takim të ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili pritet të zhvillohet kah fundi i këtij muaji në Bruksel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy