Mirgit Vataj, kandidat i PS në Tiranë, tha në “Mcn Informacion” se 71 mandatet janë të diskutueshme për Partinë Socialiste.
Vataj tha se sigurinë për këtë rezultat ia japin takimet në terren.
“Drejtuesja politike e qarkut Tiranë më bëri një propozim, dhe duke qenë se PS përfaqëson edhe vlera të majta, erdhi natyrshëm përfshirja. E kisha projektuar edhe më parë, por s’e kisha menduar kaq shpejt. Sot shërbimet sociale funksionojnë të integruara, më para s’kishte fond social të garantuar nga shteti. Buxheti për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale kap shifrën 1 miliard euro. Ke 53 spitale të reja. Paga minimale, pensioni është rritur, papunësia është ulur. Kjo tregon që problemet ekonomike po zvogëlohen. 71 mandate janë të padiskutueshme. Sigurinë e bazoj te takimet në terren”.



