Edona Bilali, kandidatja për deputete e PS-së në Shkodër foli sot nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV për përfshirjen e saj në politikë dhe fushatën elektorale në Shkodër.
E pyetur nga drejtuesi i emisionit Mustafa Nano nëse “i keni bërë llogaritë mirë kur i është futur politikës”, Edona Bilali tha se pavarësisht rezervave që ka pasur për politikën që nga ndjekur nga televizori, ka vendosur të jetë pjesë për të dhënë kontributin e saj dhe të mos gjykojë nga kafenetë.
Pjesë nga diskutimi:
Ju jeni e prerë për politikë?
Bilali: Unë jam e prerë për të bërë punën, për politikën do duhet punë për ti treguar publikut.
I keni bërë llogaritë mirë? Sepse bën vaki që ajo nga gjëja më e fisme mund të ndodhë të jetë gjëja më pak e fisme në parlament.
Bilali: Duke parë listat e PS mendoj se jemi një grup i mirë dhe ajo pjesë e të ndjerit në vendin e gabuar i përket së shkuarës. Unë e kam ndjekur politikën nga televizioni dhe kam pasur rezerva. Por kur të jepet mundësia mund të provosh veten ose të gjykosh nga kafenetë.
Para disa ditësh u bë lajm që Paulin Sterkaj përqafoi një kandidate të PD dhe ishte një gjest normal por duke qenë se politika është karakterizuar nga konfliktualiteti u duk uau.
Bilali: E tillë ka qenë ed gjithë situata në fakt. Përshëndetjet dhe batutat kanë qenë prezentë. Marrëdhënia ka qenë miqësore dhe një nga synimet tona ka qenë pikërisht kjo.



