Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, për protestën e qytetarëve ku të shtunën u bashkua dhe diaspora thotë se ishte më serioze se të tjerat, të dielën pati një rënie.
Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se nuk sheh asnjë produkt politik nga ardhja e diasporës.
Meksi kërkoi se që Edi Rama të bëjë atë që nuk e bëri kurrë Sali Berisha me Partinë Demokratike, të reformojë Partinë Socialiste.
E shtuna shfryu disi inatin apo është thjesht vapa që ndikoi të dielën. Do të presim të shohim kësaj jave. Nuk ia vë përgjegjësinë diasporës, se sa një lloj pritshmërie që kanë krijuar vetë protestuesit mes tyre.
Nuk e shoh thelbin e problemeve të diasporës, këto janë probleme të brendshme. Për çfarë po protestojnë, nuk duan qeverinë? Të vijnë në votime. Jo të emocionohen dhe preken njëherë se paska një rebelim në Tiranë. Se kërkesa politike është vetëm një, dorëheqja e Kryeministrit.
Nuk kanë marrë pjesë në debate, mos të themi se një pjesë e tyre janë shkaktarë, se janë investitorët. Këto janë sherre të brendshme të shqiptarëve. Protestë për çfarë? Do iu imponohen me protestë vendimeve të gjykatave për pronësinë e tokave.
Ne nuk është se i duam vetëm për remitancat, nuk është e vërtetë. Është gjë e mirë që kanë ndjesi të mirë për Shqipërinë, por nuk shoh që protesta ka nevojë për ata. Nuk shoh produkt politik.
Ardhja e diasporës, nuk shoh të sjellë asnjë lloj kontributi, protesta pa diasporën, pritet të shohë në ditët në vijim çfarë efekti do të japë. Përballë turmës nuk shoh ndonjë reagim të Kryeministrit.
Nëse do sugjeroja do ishte të bënte atë që Berisha nuk bëri kurrë me PD, ta reformojë Partinë Socialiste. Partia Socialiste po shmang të gjitha debatet publike.
Një rinovim i Partisë Socialiste pa akuza dhe fajtorë, me një energji të re, ndoshta do të shërbente për të kuptuar dhe të ardhmen, përtej atij rrugëtimit drejt Bashkimit Europian, që Kryeministri e ka thënë.



