
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, duke komentuar protestën e opozitës para Kryeministrisë u shpreh se demokracia me molotov nuk është e mirë. Ai u shpreh se edhe kur e urren dike, duhet të gjesh mesin e artë, përmes funksionimit normal të demokracisë.
“Demokracia me molotov nuk është e mirë. Javën e shkuar pamë fotografi në media për protestat që dukeshin dramatike. Pastaj kur vjen këtu dhe sheh një situatë më pak dramatike. Duhet të jeni të ndërgjegjshëm dhe për perceptimin që prodhoni nga mediat në mendjen e qytetarëve evropianë. E di që demokracia funksionon mirë, që ka debate deri në orën 4:00 të mëngjesit, dhe që ka hapësirë për opozitën dhe mazhorancën për të diskutuar, është një demokraci normale. Ndonjëherë e ke qejf dikë, ndonjëherë e urren. Por të mos e dramatizojmë më shumë seç duhet. Mendoj që është edhe më e rëndësishme që të gjejmë mesin e artë. Zgjedh funksionimin normal të një demokracie”.



