
Presidenti Ilir Meta ka pohuar sërish se sipas Kushtetutës e drejta eskluzive e caktimit të zgjedhjeve i takon Presidentit.
Ai i ka kërkuar Ramës reflektim deri të shtunën dhe i ka bërë thirrje opozitës që të ruajë qetësinë, përmes një njoftimi mbi takimin me kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi.
“Në vijim të konsultave me partitë politike, për caktimin e 13 tetorit 2019 si datë të zgjedhjeve vendore dhe zgjidhjen e krizës aktuale, prita sot në takim kryetarin e PDIU, z. Shpëtim Idrizi.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i jep ekskluzivisht të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve, vetëm Presidentit të Republikës.
Ndaj e ftoj opozitën të jetë më e qetë dhe të mos provokohet nga askush që kërkon trazira në Shqipëri dhe në Ballkan.
Si studentë të Dhjetorit ’90, së bashku me z.Idrizi shprehëm besimin se Kryeministri Rama do të reflektojë deri të shtunën.”



