Gazetari Mariglen Kume në ‘MCN Live’ ka komentuar akasionin opozitar për të cilin u shpreh se cështje shumë të rëndësishme janë duke kaluar pa diskutime fare. Ai tha se ky aksion opozitar nuk po prodhon asgjë përveçse po i jep komoditet qeverisë për të kaluar ligje dhe çështje të rëndësishme që kanë interes për publikun.
Fakti që në parlament një shumicë në çdo rast për ligjet që kërkojnë 74 vota i kalojë nëse i kanë në prioritet, por ajo që ndodh është se nëse diskutohet shumë në komisionet parlamentare atëherë ndërgjegjësimi që shkon te publiku është më i madh.
Në aktin normativ të buxhetit në 2023 albcontrollit i kaluan 10 mln euro për një gjobë të çështjes Becheti, albcontroll është në vështirësi financiare kjo kaloi pa u diskutuar fare kur në kushte normale do kishte marrë vëmendje të madhe.
Në këtë këndvështrim ky aksion i opozitës për një problem brenda opozitës, bëhet një aksion i gjerë sepse maxhoranca kërkon të luajë rolin që nuk është gjykatësi dhe duke i dhënë të drejtë njëherë njërës palë dhe një herë palës tjetër mban të ngjallur debatin mes opozitës dhe shmang debatin për ligjet dhe çështjet buxhetore për çështje që ndikojnë drejtpërdrejtë te qytetarët. Pra ky aksion i opozitës ka krijuar një paqartësi dhe te publiku dhe sot situata e opozitës dëshmon se nuk janë të përgatitur për në komisionin e financave.



