Gazetari Flogert Muça analizoi në emisionin “Scrolling” në MCN TV audiencën e disa prej emisioneve politike në kanalin e tyre në “YouTube” ku lista kryesohet nga Ylli Rakipi me emisionin të “Të Paekspozuarit”. Muça tha se në audiencë ndikon madhësia e abonentëve të mediumit, por edhe se sa rrallë postohet.
Ka disa arsye pse kemi këtë renditje. Ajo që unë kam vënë re ishte që unë prisja që sa më shumë zhurmë dhe kakofoni aq më shumë audiencë. Por më rezulton e kundërta. Te studio e Feviziut ka pasur atë natë shumë kakofoni, sepse Bardhi i ndërhynte Batonit, Iris Luarasit. Ajo lloj kakofonie u përkthye në 1/3 e qetësisë dhe linearitetit që kishte Ylli Rakipi. Të ftuarit aty ishin pothuajse në një mendje për temat.
Ka rëndësi madhësia e subscribe-save. Për të marrë më shumë viralitet duhet të postosh rrallë, “Të Paekspozuarit” hedh vetëm emisionin e tij një herë në 7 orë, ndërkohë që Top Channel poston çdo minutë. Te Top-i, Klan-i, ka aq shumë ngarkime videosh saqë ato mbysin njëra-tjetrën. Nëse te Top Channel me 2,6 milionë të abonuar, do hidheshin vetëm videot e Top Story-t shifrat do ishin ndryshe. Drejtuesit e emisioneve duhet të negociojnë me televizionet që të jenë kanalet e tyre në YouTube”.



