
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla po marrin pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Berlin.
Ministrja Xhaçka zhvilloi sot një takim me ministren e Kosovës, Gërvalla për të biseduar për të ardhmen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Me kolegen e miken Donikën, në konferencën e Berlinit, një mundësi e mirëpritur për të diskutuar bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe bashkërendimin e përpjekjeve, sidomos për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.



