
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës, pas thirrjes së këtij institucioni për çështjen e kontratave të lobimit.
Mësohet se Ristani ka mbërritur në prokurori me vullnetin e tij dhe do të merret në pyetje nga prokurorët Gjergji Tako, Ervin Karanxha dhe Kol Hysenaj.
I pandehur në këtë çështje është edhe vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha, si dhe ekonomisti i kësaj partie, Ilir Dervishi.
Nderkohe Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe Ilir Dervishi nuk u paraqiten dje në prokurori duke e konsideruar thirrjen e tyre në shkelje të ligjit.
Prokuroria urdhëroi dje shoqërimin e detyruar për zyrtarët e PD-së, pas refuzimit të këtyre të fundit për t’u paraqitur vullnetarisht.



