
Deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjerbrea është pjesë e delegacionit ndërkombëtar që përfaqëson vendin tonë në çështje të ndryshme ku merr pjesë edhe Shqipëria.
Gjatë takimit të fundit të bërë në Berlin ku ishte mbledhur Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Gjebrea është zgjedhur si Raportuese tek Komiteti i Shkencës, Teknologjisë dhe Çështjeve Ekonomike.
Ky përfaqësim që i bëhet Shqipërisë në këtë institucion kaq të rëndësishëm, është për herë të parë në gjithë këto vite që vendi ynë merrte pjesë si antarë në OSBE.
Socialistja hodhi kandidaturën e saj për këtë post, ku u përzgjodhën 21 anëtarët nga 323 kandidatura nga 57 shtete të ndryshme anëtare të OSBE-së.
“Sot, në Berlin, pas votimeve në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, arrita të zgjidhem në Byronë ekzekutive si Raportuese tek Komiteti i Shkencës, Teknologjisë dhe Çështjeve Ekonomike. Shqipëria përmes delegacionit të përhershëm parlamentar pranë OSBE-së, për herë të parë merr këtë post të rëndësishëm. Tani punë dhe përgjegjësi e madhe në vijim”, shkruan Gjebrea.
Deputetja socialiste i falenderoi të gjithë për mbështetjen që i dhanë për tu zgjedhur në këtë post.



