"Integrimi" Bushati në Francë: Hapja e negociatave nxit zbatimin e reformave

"Integrimi" Bushati në Francë: Hapja e negociatave nxit zbatimin e reformave

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka nisur një vizitë zyrtare në Francë, gjatë së cilës pritet të zhvillojë takime me fokus integrimin evropian dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.

Takimi i parë i tij u zhvillua me ministren për Çështjet e Evropës, Nathalie Loiseau.

Bashkëbiseduesit u ndalën në çështjet e integrimit evropian, intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe rolin e Francës dhe sfidat, me të cilat po përballet BE-ja.

Duke vlerësuar raportin e Komisionit Evropian, Bushati, vlerësoi njohjen nga Komisioni Evropian, nëpërmjet raportit të progresit të bërë nga vendi ynë në adresimin e 5 prioriteteve kryesore.

Ai e njohu ministren me pritshmëritë tona për Këshillin që do të zhvillohet në qershor dhe theksoi se vendimi për hapjen e negociatave do të ishte një nxitje e mëtejshme për zbatimin e reformave të ndërmarra, përfshirë reformën në fushën e drejtësisë.

Kreu i diplomacisë shqiptare vlerësoi mbështetjen e Francës në procesin e integrimit evropian, asistencën e ofruar nga pala franceze në rritjen e kapaciteteve të administratës publike, si dhe përgëzoi vendimin e qeverisë franceze për nisjen e aktivitetit të Agjencisë Franceze të Zhvillimit në vendin tonë, si vendi i parë në rajonin e Ballkanit.

Ministrja Loiseau u shpreh se Franca ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe rajon, si dhe vlerëson progresin e bërë nga qeveria shqiptare sa i përket 5 prioriteteve kyçe, duke evidentuar nevojen e vazhdimësisë dhe thellimit të zbatimit të reformave si dhe të bashkëpunimit në adresimin e sfidave të përbashkëta.

Gjatë vizitës së tij në Francë, Bushati, do të zhvillojë takime edhe me kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme në Asamblenë Parlamentare, Marielle de Sarnez, si dhe me zyrtarë të lartë pranë Presidentit Macron dhe Kryeministrit të Republikës franceze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy