Nesër mblidhet Asambleja e PS, Çipa: Votimi i fundit në parlament referoi krisje të brendshme (VIDEO)

Nesër mblidhet Asambleja e PS, Çipa: Votimi i fundit në parlament referoi krisje të brendshme (VIDEO)

Në përgatitje për mbledhjen e nesërme të Asamblesë së Partisë Socialiste (PS), analisti Aleksandër Çipa në MCN Live theksoi se votimi i fundit në Parlament ka nxjerrë në pah krisje të brendshme në PS. 

 

Ai tha se Shqipëria po rrit numrin e emigrantëve të huaj në vend dhe po lë në hije problemin kryesor të vendit që është shpopullimi.

 

Ne e gjykojmë politikën duke mos humbur referencat ndaj sistemit të demokracisë, por aktualisht ndodhemi në ditët e mbrapshta të politikës, ku grupet e interesit injorojnë këto principe. Klima për këto kritere është e vështirë dhe jo e mbarë. 

Politikanët në raste të tilla i nënshtrohen forcës politike që e kontrollojnë. Në Parlament, për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut u pa një krisje e brendshme, por krisjet e tilla mbeten sporadike dhe nuk shkaktojnë kundër reagim.

 

Ai shtoi se problemi është i lidhur me modulimin e demokracisë hibride dhe shtoi se përshpejtimi i rrotacionit politik nuk funksionon në këtë kontekst.

 

Në këtë shoqëri, debati kryesor nuk fokusohet në problemet kryesore të saj.  Zhvendosja e popullsisë ka ndryshuar strukturën sociale, fshatrat janë boshatisur, dhe Shqipëria minimalisht po rrit prezencën e emigrantëve të huaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy