Politologu Alban Daci thotë se kjo lloj atmosfere dhe fizionomie e kësaj legjislature të re parlamentare është produkt i dy liderëve që kanë dominuar skenën politike shqiptare.
Ai deklaroi për “MCN Live” se edhe Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese Edi Rama i ka bërë me Sali Berishën, nuk i ka bërë vetëm.
Ndër të tjera vlerësoi kabinetin e ri qeveritar, ku për një pjesë tha se kanë përgatitje të mirë.
Daci shtoi se beson se Elisa Spiropali do të jetë një ministre e Jashtme e suksesshme, ashtu si Taulant Balla si kryetar i grupit parlamentar socialist.
Ai shprehet se përballë Ogerta Manastirliut për bashkinë Tiranë, asnjë kandidaturë e Partisë Demokratike nuk e mposht Edi Ramën.
Ne nuk duhet të pyesim pse sillet Rama si mbret, por pse opozita e ka mundësuar në pamundësinë e saj për tu transformuar dhe shfaqur një frymë ndryshimi, opozita e ka mundësuar që Rama të sillet si mbet. Nuk është faji jonë që opozita nuk fiton.
Në një shoqëri si shoqëria e dimë që është e pamundur që të tjetërsohen 300 mijë vota. Me idenë që Rama nuk rrëzohet dhe është autoritar, po i forcojmë pushtetin.
Koncepti i shqiptarëve, është se edhe kur ka diktatura nëse vullneti i popullit beson në diçka të re, ai rrëzohet.
Ne sot kemi një PD që është stërprovuar në 30 vjet tranzicion dhe një Ramë që është më jetëgjati në historinë shqiptari. Dhe po u largua, pas katër mandatesh nuk mund të thuhet që u rrëzua, por që iku.
Edi Rama ngelet lideri më dominues, por kjo ka ndodhur për shkak të një opozite që nuk është në lartësinë e një opozite që kërkon vendi. Berishën e kemi provuar në qeverisje, PD e kemi provuar në qeverisje, në thelb nuk kanë ndryshime të mëdha.
Pas ngjarjes famëkeqe të 21 Janarit, mbaj mend që njerëzit kishin frikë të kalonin pranë bulevardit.
Nuk kemi krijuar një mendësi të re politike, edhe ata të rinj që kanë hyrë, kanë hyrë me leje. Shoqëria shqiptare ka emra shumë më të mirë për ministra.
Kjo qeveri ka plotë emra të rinj, disa prej tyre kanë background të mirë. Mendoj se Elisa Spiropali do të jetë një ministre e suksesshme e Jashtme.
Besoj se do e bëj me sukses një detyrë të tillë dhe fakti i të qenit kryetare Parlamenti, do e ndihmojë për lidhjet me liderët europianë.
Ka dhe një formim të mirë perëndimor. Zoti Rama ka nevojë për Taulant Ballën në parlament, si kryetari i grupit parlamentar. Se është një njeri që e njeh në ADN-në e Partisë Socialiste.
Është një njeri që ka kaluar edhe senatorët, edhe këta të rinjtë që merren. Ka një artikulim shumë të mirë dhe merret me Sali Berishën.
Kënaqësia e Ramës është kur merret Taulanti me Berishën. Unë mendoj që politika shqiptare është një teatër i shëmtuar, që i ka ndëshkuar shqiptarët me fatet e tyre.
Përballë Manastirliut, për Tiranën, me keqardhje them se askush nga opozita nuk e mund Edi Ramën.
Nëse do të ishte një profil jashtë politikës, me një profil shumë të lartë, mund të konsiderohej një betejë e opozitës për të mundur Edi Ramën.



