Basha: Përgjegjësia për fshehjen e numrit të vdekjeve e Ramës, jo e mjekëve

Basha: Përgjegjësia për fshehjen e numrit të vdekjeve e Ramës, jo e mjekëve

Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së Ramës, i cili e akuzoi kreun e opozitës për politikë çnjerëzore, pasi Basha pretendon se kryeministri ka fshehur numrin e vërtetë të viktimave nga koronavirusi.

Në reagimin e tij Basha thotë se vesh me përgjegjësi për këtë gënjeshtër jo mjekët, por Ramën, që sipas tij po shpërfill vuajtjet e qytetarëve.

“Shqiptarët prisnin sot përgjigjje, por Rama vazhdon t’i gënjejë dhe ti ikë përgjegjësisë. Ka gënjyer me numrat e viktimave. Janë nëna, ballarë, fëmijë, ata që kanë humbur jetën.

Mashtimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës dhe jo e mjekëve, që po bëjnë gjithçka për këtë betejë. Rama po shpërfill vuajtjet e qytetarëve që kan çdo ditë. Varfëria po rritet, njerëzit po vdesin çdo ditë, spitalet po kolapsohen. Në vend që të përballet me të vërtetën vazhdon me sulmet politike. Nëqoftëse nuk ke asgjë për të fshehur prano një hetim. Nëqoftëse nuk ke asgjë për të fshehur jepu një shpjegim qytetarëve të Shqipërisë,”-tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy