Veliaj sqaron foton me prokurorin Fusha

Veliaj sqaron foton me prokurorin Fusha

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tonight Ilva Tare” ka sqaruar foton me prokurorin e Tiranës, Petrit Fusha.

Kryebashkiaku tha se me të njihet prej kohësh dhe se takimi ishte rastësor.

Veliaj: Unë kam qenë tek Tajavni sepse një ndërmarrje bashkisë po organiozonte një festë ata nuk ishin përgatitur dhe takoj në holl prokurorin që e njoh prej vitesh. Kemi konsumuar një sallatë dhe kemi pirë një birrë. Po të kisha gjë nuk do ta takoja në publik.

Tare: A kishte konflikt interesi?

Veliaj: Unë me prokurorë me zyrtarë takohem non stop. Unë sot jam takuar me të gjithë drejtuesit e policisë. Aty ishte gazetari i Shkëlzenit e pashë e përshendeta. Unë e kuptoj zellin politik por nuk kam asgjë për të fshehur dhe prandaj u takuam publikisht.

Tare: Çfarë po ndodh me dosjet

Veliaj: Ne kemi dhjetëra dosje. Ne kemi një bashkëpunim korrekt me të gjitha institucionet. Kryetari i bashkisë që duhet të menaxhojë bashkinë më të madhe duhet të takohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy