Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, analizoi në studion e MCN TV kandidaturën e Belind Këlliçit, i cili zyrtarisht u bë pjesë e primareve. Lela tha se ai është një politikan i ri, pa të meta dhe pa akuza për korrupsion apo afera të tjera.
Përderisa opozita ka hapur garën brenda vetes, do t’i luajë të gjitha kartat për t’i përforcuar këto shanset. Këlliçi është i pari, në ditët në vijim do shikoni kandidatura të tjera në frontin demokrat. Këlliçi është politikan i ri, pa rëndesa korruptive apo të natyrave të tjera. Mund të thuhet lehtësisht që Këlliçi është një investiturë e mirë e PD-së. z.Këlliçi është një fillim i mbarë. Nuk mund ta akuzosh z.Këlliçi për asgjë, ndërkohë që e kundërta mund të thuhet për palën tjetër. Opozita ka fatin e madh të pastërtisë së figurës, të një politikani të ri që s’ka të meta, s’ka hije. Ka sondime, ka anketime të opinionit publik, për kandidatët, çështjet dhe me radhë. Nëse ka një leksion politik dhe të hapjes, të garës së ndershme, është kjo e primareve, është histori suksesi. Procesi i Rithemelimit është përmbyllur sepse e ka të gjithë strukturën, hierarkinë të ngritur. Së fundmi janë ngritur edhe departamentet. Ka hapje, ka ofertë të re”.



