Lega uron Bashën për ditëlindjen e PD: Duhet të mbetet e bashkuar dhe e fortë

Lega uron Bashën për ditëlindjen e PD: Duhet të mbetet e bashkuar dhe e fortë

Anëtari i Parlamentit Evropian, David Lega, ka uruar Partinë Demokratike në 31-vjetorin e themelimit të saj, ku mesazhi i tij është shpërndarë edhe nga kreu i kësaj partie, Lulzim Basha.

“Përgëzime të ngrohta në ditëlindjen e 31-ë të Partisë Demokratike për kryetarin e saj”, shkruan Lega.

“Urimet më të ngrohta për 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetarit
Lulzim Basha. Partia Demokratike ka luajtur një rol të rëndësishëm në arenën politike në Shqipëri dhe duhet të mbetet e bashkuar dhe e fortë.”.

Ky mesazh, vjen në një ditë të ndarë për demokratët, pasi nga një anë, ata festojnë ditëlindjen e tyre të 31-ë dhe nga ana tjetër, një Kuvend i thirrur nga ish-kreu i saj, Sali Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy