
Për shkak të gjendjes emergjente me përmbytjet në vend, kryetari i PD Sali Berisha do të niset sot drejt Shkodrës.
Lajmi bëhet me dije nga zyra e shtypit dhe komunikimit në Partinë Demokratike. Kujtojmë që Shkodra është një prej qarqeve më të prekura nga përmbytjet, ku sipërfaqja totale shkon në 1855 Ha.
Në total janë evakuuar 30 familje, 130 persona, nga njësitë administrative Guri i Zi dhe Bërdica.



