Nexhmedin Spahiu, profesor i Shkencave Politike tha në MCN Live se fakti që ndodhi një sulm në Veri të Kosovës, tregon që Veriu kontrollohet tani më nga Prishtina dhe jo Beogradi. Sipas tij akti terrorist është akti i fundit i dëshpërimit të Serbisë. Spahiu e konsideroi të vonuar reagimin e qeverisë shqiptare në lidhje me sulmin, duke shtuar se Tirana duhet të ishte e para që t’i dilte në krah Prishtinës.
“Shpresoj që sulmi i fundit ta ketë vetdijësuar klasën politike dhe shoqërinë kosovare që veriu i Kosovës është pjesa më e rëndësishme e Kosovës. Shpresoj t’u ketë mbyllur gojën atyre që flisnin për shkëmbim territoresh, apo për kritizerët e Kurtit që thoshin po merret me një gjë të humbur siç është Veriu i Kosovës. Fakti që ka ndodhur sulm në Veri të Kosovës tregon që ajo kontrollohet tashmë nga Kosova, jo nga Serbia. Akti terrorist është akti i fundit i dëshpërimit pse ke humbur një gjë. Në Mitrovicë dhe shumë qytete të tjera s’ka ujë. Është konstatuar se kanali sërish rrjedh. Tashmë rrjedh vetëm ujë vetëm që mos ndalet energjia elektrike. Shpresoj që të bëhet një zgjidhje sa më shpejt, në mënyrë që kjo të funksionojë. Reagimet e ndërkombëtarëve ishin shumë pozitive, reagimi i Shqipërisë ishte me shumë vonesë. Deklarimi i saj ndodhi pas SHBA-ve, Britanisë edhe BE-së. Qasja është edhe rezultat i marrëdhënieve të ftohta. Qeveria shqiptare duhet të ishte e para që të ishte në krah. Kur ti deklarohesh pas amerikanëve, del që ky reagim është i detyruar apo i imponuar”.
Spahiu thotë se si Rama ashtu edhe Kurti kanë faj për marrëdhëniet jo të mira mes tyre.
“Për raportet më të mira mes dy kryeministrave, kanë faj të dy, për arsye të ndryshme. Nga ana e Kurtit është se ai s’mjaftohet me Kosovën, do ta sundoj Shqipërinë. Kjo ndeshet me aspiratat e Ramës. Ai s’duron Berishës, jo të tolerojë që ai të qeverisë Shqipërinë nga Prishtina. Në këtë aspekt Rama ka të drejtë. Nga ana tjetër Rama e sheh Kosovën si pengesë në realizimin e raporteve me Serbinë. Ndërkohë që Serbia tenton ta përdorë Shqipërinë si levë kundër Kosovës”.



