A duhet të largohet Berisha nga grupi parlamentar i PD? Çani: Ka vetëm dy rrugë

A duhet të largohet Berisha nga grupi parlamentar i PD? Çani: Ka vetëm dy rrugë

Pyetjes nëse Sali Berisha duhet të largohet nga grupi parlamentar i PD, analisti Arian Çani iu përgjigj duke thënë se vendimi është thikë me dy presa.

“Nëse Berisha do largohej tani do thonin që diçka ka doktori, është thikë me dy presa. Nëse do qëndrojë, administrata amerikane do thotë ky nuk pyet. Është situatë e keqe për doktorin”, tha Çani duke shtuar se aktorët politikë të PD duhet të kishin marrë masa që të mos shkonin deri këtu.

“Unë thjeshtë njoh personazhin”, tha ai duke iu referuar kryeministrit Edi Rama dhe “doktori e dinte me kë kishte të bënte dhe duhet të kishte marrë masa që të mos ndodhte”.

“Mendoj se ka faj doktori, por kanë faj të gjithë. Këta e dinin që do përfundonin keq. Nuk jam aspak i surprizuar, kanë vetëm dy rrugë tani, ose do pranojnë fatin dhe dihet çfarë do të ndodhë ose do refuzojnë dhe dihet çfarë do ndodhë. Nuk dua të flas shumë sepse koston”, shtoi më tej ai.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy