
Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, pritet të vijë në Kosovë javën e ardhshme.
“Javën e ardhshme, Zëvendës-ndihmës sekretari Palmer do të qëndrojë në Prishtinë, për t’u takuar me zyrtarët qeveritarë dhe për të diskutuar mbi marrëdhëniet tona bilaterale”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
Bashkë me Palmer gjatë javës së ardhshme për vizitë në Kosovë do të qëndrojë edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.
Ndërkohë dy ditë më parë, Lajçak u takua me Palmer në Bruksel me të cilin biseduan për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun.
Javën e ardhshme në Kosovë do të jetë për vizitë zyrtare edhe Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.



