Partitë e reja, Fevziu: Moment i mirë për ta, argumentet e Qorit më duken bindëse

Partitë e reja, Fevziu: Moment i mirë për ta, argumentet e Qorit më duken bindëse

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Blendi Fevziu ka folur për partitë e reja që janë krijuar dhe do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të viti 2025.

Ai tha se ky është një moment i mirë për partitë e reja dhe do të varet nga ata se sa vota do të mund të sigurojnë, ndërsa theksoi se Arlind Qori i duket bindës në argumente.

Drupal Ad

Arlind Qori e kam thënë, më duket bindës në argumentat që ka edhe pse jam kundër argumentave të tij sepse i shoh shumë të majta. Kam bindjen se majtizmi i krijoi një problem të madh edhe Evropës aktuale. Ndërkohë që gjithsesi kam respekt për Arlind Qorin dhe mënyrën si ai flet. Është nga të paktët që jeton ashtu siç flet. Agron Shehaj ka një karrierë politike, po tenton…

Askush nuk ka qenë hajdut kur ka nisur politikën. Madje disa nga më të vjetrit fare, që mbani mend, kanë vdekur ca dhe jetojnë në apartamentet e kohës së komunizmit. Ndërkohë që ke të rinj me 4-5 vjet në politikë, që janë hajdutë ekselent.

Për këta, është momenti më i mirë për partitë e reja. Këta kanë një mundësi, që ka një boshllëk politik, ka një krizë, ka një lodhje. Rama ka 12 vjet, do të bëjë 16 vjet. Berisha ka një jetë. Pra këta e kanë shansin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy