Kuvend/ Alibeaj: Problemet tona i kemi mes nesh, beteja e PD vetëm me Ramën

Kuvend/ Alibeaj: Problemet tona i kemi mes nesh, beteja e PD vetëm me Ramën

Seanca e parë e Kuvendit për këtë legjislaturë ka nisur me debate mes demokratëve. Përjashtimet e deputetëve që mbështesin Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD solli irritimin e këtyre të fundit, të cilët sulmuan Bashën nga salla e Kuvendit.

Sakaq, gjatë fjalës së tij, kreu i ri i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj tha se problemet i kanë brenda familjes së tyre dhe se sipas tij, beteja e PD është vetëm me Edi Ramën dhe se Kuvendi është vendi ku flitet për shqiptarët.

Përfitoj nga fakti që të falënderoj të gjithë kolegët e i që më dhanë këtë barrë për të qenë kryetar i grupit, duke i shprehure falënderimet edhe paraadhësit zoti Rushaj. Përveç këtij ndryshimi asgjë nuk ka ndryshuar nga ky parlament që nga zgjedhjet e 25 prillit. Në 26 prill edhe në vazhdim është një parlament që i ka munguar legjitimiteti, nuk përfaqëson shqiptarët dhe zërin e shqiptarëve. Është parlament i vjedhur. Dhe kjo është arsyeja që duhet thënë.

Është detyrimi im për të sjellë këtu zërin e shqiptarëve. Beteja e të gjithë shqiptarëve është për të pasur betejë me një njeri, kreu  e regjimit, Edi Ramën. Ne i kemi ca probleme. Ne  e kemi maturinë, qetësinë, kemi pjekurinë politike edhe për vështirësinë që po kalojmë që ti zgjidhim në familjen tonë. Ky është vendi ku flitet për shqiptarët. Kjo foltore duhet të përdoret për këtë qëllim, këtë duhet të bëjmë ne.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy