
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka vijuar sot me denoncimet për inceneratorin e Tiranës.
Ajo i bëri thirrje sërish qeverisë që të ndalojë pagesat ndaj një kompanie pronari i së cilës është në kërkim të drejtësisë shqiptare.
Kryemadhi publikoi pamjet nga veprimtaria e mbrëmjes së të enjtes në landfillin e Tiranës, ku tha se është rihapur gropa e vjetër e grumbullimit të plehrave, ndërsa tha se atje nuk bëhet aspak incinerim.
Arroganca e qeverisë dhe gjithë institucioneve që kanë të lidhur me projektin e inceneratorëve sfidojnë drejtësinë e taksapaguesit shqiptarë.
Kjo arrogancë e pashoqë e Ramës kalon çdo limit të moralit politik dhe njerëzor.
Vetëm Bashkia Tiranë ka paguar deri në nëntor 54 milionë dollarë.Ju rikujtoj dhe një herë që diferencimi i mbetjeve në burim është përgjegjësi ligjore e Bashkisë. Të gjitha mbetjet duhet të diferencohen më parë e pjesa tjetër që nuk diferencohet dërgohet në landfill në pritje të incenerimit.
I bëj thirrje çdo qytetari që është pjesë e qeverisë, administratës, bashkisë e sistemit të drejtësisë që paguajnë cdo ditë 29 euro tonin, ku 15 euro u vidhet. Më e pakta që mund të bëjnë për moralin e tyre njerëzor politik e juridik të ndalojnë pagesat. Këto 54 milionë dollarë shkojnë në një kompani ku pronarët janë në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Do i shkojmë deri në fund, transparenca e zbardhja e një vepre korruptive si është koncensionari i inceneratorëve.
Vepra korruptive të Ramës e qeverisë së tij që fut dorën në xhepin e varfër të qytetarëve duke i vjedhur në cdo sekondë të ditës.



