Meta: LSI është për zgjedhje të lira dhe lista të hapura

Meta: LSI është për zgjedhje të lira dhe lista të hapura

Nga qyteti i Beratit ku zhvilloi disa takime, me strukturat e LSI, kreu i Kuvendit Ilir Meta, deklaroi se forca që ai drejton ka qenë gjithmonë e orientuar pro zgjedhjeve të lira dhe listave të hapura. Për kryeparlamentarin shqiptarët duhet të kenë mundësi jo vetëm të votojnë por edhe të zgjedhin. 

"LSI ka qenë një forcë e orientuar drejt kauzave më të rëndësishme të zgjehdjeve të lira, të listave të hapura, që shqiptarët të kënë mundësi jo vetëm të votojnë, por edhe të zgjedhin", tha Meta.

Kreu i Kuvendit nuk la pa theksuar rëndësinë e dekriminalizimit dhe për nevojën e pastrimit të politikës nga elementët kriminalë.

"Të pastrojmë politikën nga elementë me probleme kriminaliteti dhe të gjithë politikanët që duan të kontribuojnë në reformën në drejtësi duhet të mbështesin zbatimin e dekriminalizimin, duhet të ndërpresin cdo lloj komunikimi me elementë kriminale", vijoi Meta në fjalën e tij.

Si kryetar Kuvendi Ilir Meta theksoi rëndësinë që ka dialogu politik në vend për hapjen e negociatave për integrimin e vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy