
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka reaguar ashpër pasi emri i tij nuk ishte në listat e votuesve për kreun e PD-së.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kulluri i cilëson zgjedhjet brenda partisë një masakër zgjedhore, ndërsa thekson se lufta për demokratizimin dhe reformimin e PD-së do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit.
Postimi i plotë:
Te dashur miq! Pavaresisht vullnetit te mire te komisionit zgjedhor te deges se PD nr. 2 Tirane qe me mundesoi votimin, po ju konfirmoj me keqardhje te madhe se nuk e kisha emrin ne listen e votuesve te Partise Demokratike!
Pas kesaj masakre zgjedhore brenda partise me te madhe te opozites 3 komunistet Lulzim Basha, Gazmend Bardhi dhe Jemin Gjana duhet te zhduken nga pozicionet qe mbajne ne PD!
Lufta per demokratizimin dhe reformimin e PD do vazhdoje pa nderprerje deri ne arritjen e qellimit!



