Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Ramës për të tërhequr nga gara për zgjedhjet në Kavajë kandidatin e Partisë Socialiste.
Vasili e vlerëson shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë në funksion të çtensionimit të situatës politike në vend, me opozitën që proteston prej rreth tre muajsh dhe që ka deklaruar bojkot të zgjedhjeve jo vetëm në Kavajë por edhe të atyre parlamentare më 18 qershor.
Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se dialogu duhet të vazhdojë për të sjellë zgjidhjen e ngërcit politik.
“Shqyrja e zgjedhjeve në Kavajë është për krijimin e qetësisë publike”, u shpreh Vasili, duke shtuar se “maturia është në funksion të zgjidhjes politike të qëndrueshme. Dialogut i krijohet hapësira dhe qetësia e duhur”.
Sipas kreut të LSI-së, zgjedhjet me standarde mbeten sfidë madhore pa kthim.



