
Nga studio e emisionit “Arnautistan” në MCN TV eksperti i IT dhe sipërmarrësi Endri Meksi komentoi reagimet e politikës lidhur me publikimin e databazës së pagave.
Sipas tij akuzat e Bashës janë të gjitha të gabuara. Qëndrimin e Berishës tha se rezervohet ta komentojë, ndërkohë që Rama sipas tij e bën për të mbrojtur institucionet, por siç u shpreh Meksi, ka zgjedhur mënyrën e gabuar, duhet ti ishte lënë hetimeve.
“Akuzën e Bashës nuk do ta trajtoja fare sepse nuk besoj që deri më sot ka bërë ndonjë akuzë të hajrit në çfarëdolloj çështje të opozitës shqiptare. Për mua Basha i ka të gjitha të gabuara akuzat që bën. Dhe akuzat nga media i ka shkelur me këmbë, por nuk prisja akuzë më inteligjente këtë herë.
Berisha tha e bëri Basha për inceneratorët dje, ishte akoma më interesante. Rezervohem mos ta komentoj.
Tek qëndrimi i Ramës përtej çdo nevoje kam qenë tek mbrojtësit e kauzës së tij sepse kuptoj pse e bën. Ka një sulm konstant kundrejt institucioneve. Ishte edhe te rasti i patronazhistëve, ishte dhe dje. Nuk e di pse e bëri Rama por gjykoj që e bën për të mbrojtur institucionet. Atyre që më pyesin pse e mbron ju kam thënë pse kryeministri Meksi mbrojti Xhep Pukën dhe Genc Rrulin në 94-ën, nuk është se hetoi dhe i dolën të pafajshëm dhe në këtë aspekt e kuptoj pse e bën, por e bën në formë të gabuar. Unë do ia lija hetimeve. Nëse ka një plan destabilizimi ky person duhet gjetur sepse do bëjë dëme në të ardhmen. Në këtë aspekt hetimi duhet të shkojë deri në fund sepse është fatkeqësi nëse është me plan, nëse është rastësi do qeshim, do bëjmë ca meme”, tha Meksi.



