Avokat Spartak Ngjela i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në "News24", tha se ende ka nga ata që duan që Reforma në Drejtësi të mos zbatohet. Megjithatë, sipas Ngjelës, askush nuk do të mund ta frenojë pasi nuk mund t’i kundërvihesh një shteti të fuqishëm si SHBA.
“Problemi qëndron që Shqipëria është rast i veçantë. Nuk është si Iraku, se nuk ka luftë. Këtu korrupsionin e mbrojnë me votë, jo me armë. Po të mos ishin këta njerëz të korruptuar, nuk kishe çfarë i bëje dot.
Por, SHBA dhe perëndimi e kanë domosdoshmëri aleancën shqiptaro-amerikane në funksion të konflikteve në Ballkan, se gjithë popujt e tjerë janë sllavë, e kanë lidhje me Rusinë.
Avokati bëri dhe një analizë të situatës politike para takimit të Bashës me Ramën që i dhanë fund krizës.
“Këtu pati një konflikt të brendshëm në raport mes çadrës dhe parlamentit. Askush nuk e kuptoi kush është primare, bojkoti a çadra. Preteksti ishte që ne duam të ndërrojmë kryeministrin.
Në parlament duhej votuar Vettingu. Preteksti ishte për Vettingun. E zgjatën sa e zgjatën, por të huajt i thanë futuni në Parlament se kjo është skandaloze. Ju erdhi zyrtari amerikan e i futi për 2 orë brenda, natyrisht me kërcënim. Zgjedhjet e lira e qeveri teknike, pretekst për t’ju shmangur vettingut. Politika ka një rregull nëse e nis diçka çoje deri në fund, por po e le në mes, penalizohesh,” u shpreh Ngjela.



