Dita e Pavarësisë së SHBA/ Basha: Shtet simbol i demokracisë, krenari dhe mirënjohje për mbështetjen

Dita e Pavarësisë së SHBA/ Basha: Shtet simbol i demokracisë, krenari dhe mirënjohje për mbështetjen

Ish-kryetari i PD Lulzim Basha, ka uruar sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ditën e Pavarësisë.

Basha u shpreh se 4 korriku i vitit 1776 shënoi lindjen e shtetit që u bë simbol i lirisë, demokracisë dhe të drejtave themelore të njeriut, teksa thotë se kjo ditë historike përkon me 100 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.

“4 korriku i 1776 shënoi lindjen e shtetit që u bë simbol i lirisë, demokracisë, të drejtave themelore të njeriut, dhe mbrojtëse e këtyre vlerave kudo në botë. Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka frymëzuar popuj e kombe, për të realizuar ëndrrat dhe idealet e lirisë dhe demokracisë për shoqëri të lira e të emancipuara.

Ne shqiptarët e përkujtojmë këtë ditë historike, në 100 vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, me krenari dhe mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që kombi amerikan na ka dhënë përgjatë gjithë historisë tonë, si kur diskutohej fati i ekzistencës tonë, ashtu edhe më pas, në sfidat e daljes nga errësira e diktaturës drejt dritës së lirisë dhe demokracisë, në çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë së saj, në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në procese të tjera të zhvillimit ekonomik të vendit dhe integrimit në BE.

Gëzuar 4 korrikun! Zoti e bekoftë miqësinë mes dy kombeve tona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy