Dështon seanca pajtimore Duma-Veliaj, mungoi kryebashkiaku (VIDEO)

Dështon seanca pajtimore Duma-Veliaj, mungoi kryebashkiaku (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma nuk mundi të përballej me kryebashkiakun Erion Veliaj në seancën e parë pajtimore në gjykatën e posaçme.

U fut e vetme në sallë, por qëndroi vetëm pak minuta. Shkak ishte njoftimi që mori nga trupa gjykuese për shtyrjen e seancës gjyqësore, kërkuar nga kreu i bashkisë Veliaj.

Në dalje deputetja Duma pranoi të fliste për gazetarët dhe shpjegonte arsyet pse ka vendosur të jetë e pranishme në çdo seancë gjyqësore. 

Nuk ka për t’u paraqitur, se përballja me të vërtetën e ka të vështirë. Do të vijojë nuk dhamë dakordësi për pajtimin. E vërteta duhet të kthehet në institucion. Gënjejmë, premtojmë, japim mashtrime dhe ia mpimë shqisat të gjithëve se çdo gjë e gënjeshtërt fiton në këtë vend. Kjo betejë nis nga vlera e fjalës, vërtetësia e saj. Kur njeriu beson fjalën, vepron mbi atë. Ata që besojnë gënjeshtra, bën veprimin e gabuar.

Duma depozitoi padinë për shpifje kundër Erion Veliaj në mars të këtij viti. Ajo kërkoi nga kryebashkiaku të vërtetojë para drejtësisë akuzat e hedhura ndaj saj si trafikante apartamentesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy