
“Kemi rikthyer fuqitë tek organet e PD, nëse kryetari do kërkojë funksione do t’i ndërpritet mandate”, kështu u shpreh mbrëmjen e sotme nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCNTV deputeti i PD Oert Bylykbashi teksa foli për situatën në këtë parti.
Sipas tij sot në PD nuk ka kryesi për shkak të shkeljes së statutit nga kryetari.
“PD e kanë demokratët, anëtarët janë ata që na japin çdo mandat për t’i përfaqësuar. Janë delegatët që punojnë me ne që të fitojë PD. Duke u nisur nga kjo, janë anëtarët ata që qartazi thanë “kupa u mbush” dhe thirrën kuvendin e 11 dhjetorit. Nuk ka kryesi të PD për shkak të shkeljes së statutit nga kryetari. Basha është shkarkuar, pritet ratifikimi nga kryesia. Kryetari nuk ka asnjë fuqi, këshilli është më epror. Ne i kemi rikthyer fuqitë këtyre organeve dhe kryetari nëse do kërkojë të marrë funksione do ti ndërpritet mandati. Statuti ka hyrë në fuqi menjëherë. Praktika e PD e vendosur nga Basha është që miraton statute, futen në fuqi menjëherë”, tha Bylykbashi.



