U përfshinë në fushatë politike/ Pezullohen nga detyra dy policë në Kosovë

U përfshinë në fushatë politike/ Pezullohen nga detyra dy policë në Kosovë

Dy punonjës të policisë janë pezulluar nga detyra në Kosovë pasi dyshohet janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të raundit të dytë.

“Me datë 13.11.2021, Policia e Kosovës ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë, njëri me detyrë në kuadër të departamentit të hetimeve dhe tjetri me detyrë në kuadër të departamentit të kufirit, pasi që dyshohet se të njëjtit janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore-balotazhi 2021, që paraqet shkelje të rëndë disiplinore’, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Suspendimi i tyre është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, për të vazhduar me procedurat e mëtejme”.

Në njoftim thuhet se ” Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy