Ruçi në Forumin e Kryetarëve të Parlamenteve: Dhuna në Kuvend nuk është mjet demokratik dhe ligjor

Ruçi në Forumin e Kryetarëve të Parlamenteve: Dhuna në Kuvend nuk është mjet demokratik dhe ligjor

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, SH. T. Z, Gramoz Ruçi mori pjesë në Forumin e Kryetarëve të Parlamenteve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, i organizuar nga agjencia e lajmeve “BIRN” dhe “Interneës Kosova”.

Në këtë forum, krahas Kryetarit të Parlamenteve të Kosovës, Kadri Veseli dhe Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, merrnin pjesë edhe Ali Aliu, gjuhëtar dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Maqedoni dhe në Shqipëri dhe Hilmi Jasharin, Avokati i Popullit në Kosovë.

Qëllimi i këtij forumi ishte shkëmbimi i përvojave ndaj sfidave parlamentare që po kalojnë parlamentet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si edhe diskutim i hapur për mbi zyrtarizmin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Gjatë zhvillimit të bashkëbisedimit, Ruçi u pyet nga përfaqësuesit e medias mbi zhvillimet politike në Maqedoni me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës Shqipe si gjuhë zyrtare dhe zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës mbi miratimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Ruçi bëri thirrje politikës ballkanase që të integrohet në Bashkimin Evropian duke evropianizuar Ballkanin dhe jo duke ballkanizuar Evropën. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dënoi aktet e dhunës në Kuvendin e Kosovës në seancën e diskutimit mbi ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se dhuna nuk është mjet demokratik dhe ligjore e te shprehurit në Kuvend, në tempullin e demokracisë.

Lidhur me situatën politike në Maqedoni, Ruçi vlerësoi bashkimin e spektrit politik shqiptar në Maqedoni duke shprehur se duhet të vijoi bashkëpunimi për integrimin e mëtejshëm të shtetit maqedonas në Bashkimin Evropian dhe në NATO. I pyetur për mbledhjen në Tiranë të faktorit shqiptar në Maqedoni, Ruçi pohoi efektin pozitiv që solli ky takim në bashkimin e partive shqiptare në Maqedoni drejt objektivave të përbashkëta.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u ndal edhe në sfidat që hasin të tre vendet duke shtuar se parlamentet respektive duhet të vijojnë punën e tyre për reformimin e kuadrove ligjore në mënyrë që të tre vendet, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të vijojnë rrugëtimin e tyre për anëtarësim të plotë në strukturat euro-atlantike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy