Patozi: Kjo qeveri kalb në burg ata të energjisë elektrike, Llallën e lanë të lirë dhe iku

Patozi: Kjo qeveri kalb në burg ata të energjisë elektrike, Llallën e lanë të lirë dhe iku

Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV Astrit Patozi dënoi faktin që ish-Prokurori i Përgjithshëm u la i lirë dhe i iku drejtësisë. Patozi e cilësoi këtë ngjarje si fotografi të shëmtuar, ndërkohë që shtoi se kjo qeveri që la të lirë Llallën kalb në burg ata të energjisë elektrike.

“Kjo qeveri kalb në burg ata të energjisë elektrike, nuk i lë të dalin. Këtij i thanë je i lirë dhe ai iku. Por pse është kjo një fotografi e shëmtuar? Ky ka qenë kreu i akuzës, një nga zyrtarët më të lartë të shetit shqiptar dhe sot i ikën drejtësisë me motivin që drejtësia është politike. Pyetja është kur ishe atje në majë të piramidës, në një pozicion më të lartë se presidenti dhe kryeministri. Pala që është sot në pushtet thoshte që ishte vegël e Sali Berishës. Mua më dhëmb fakti që ai i ikën drejtësisë”, tha Patozi.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy