
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë sot se Kosova e Serbia janë afër arritjes së një marrëveshjeje në lidhje me disa dokumente.
Kështu ka shkruar Lajçak në rrjetin social “Twitter”, duke thënë se megjithëse janë afër kësaj marrëveshjeje, hapi i fundit shpesh është më i vështiri.
Pa 11 orësh negociata intensive dje, jemi afër arritjes së një marrëveshje për disa dokumente. Por shpesh hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon.
Në këtë dialog, Kosova përfaqësohet nga Besnik Bislimi, kurse Serbia përfaqësohet nga Petar Petkoviç.



