Berisha në Durrës: Koha tregon se “brava” është një peng i mjerë i Edi Ramës!

Berisha në Durrës: Koha tregon se “brava” është një peng i mjerë i Edi Ramës!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka çelur fushatën zgjedhore në Durrës. Ai u kërkoi qytetarëve durrsakë të votojnë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka.

Berisha tha se demokratët nuk duhet të votojnë për kandidatin e PD, pasi sipas tij Basha vijon të jetë peng i Ramës.

Mos ngatërrojmë me logon që ka konfiskuar, ka rrëmyer Edi Rama për të mashtruar demorkatët dhe demorktet për Lul Bravën. Kujtonuni pak për atë tjetrin, luan monopolin. A e dini ju që vjen këtu me monopolin e Edi Ramës për portet? Lulzim brava e sjellin këtu për të kërkuar votën. Unë u bëj thirrje demokratëve të Manzës, u bëj thirrje të gjithë atyre që kanë votuar më 25 prill deputeten e PD, asnjë votë për Luan Hotin. Koha tregon se brava është një peng i mjerë i Edi Ramës. Përfaqësuesja e Edi Ramës, nuk vjen rastësisht ajo kandidate. Ajo është kryeinspektorja e të gjitha ndërtimeve të dëmtuara në tërmetin e Shtatorit 2019. Ju e dini shumë mirë se ishin pikërisht ndërtesat e dëmtuara në vitin 2019, që morën shpirtrat e qytetarëve në tërmetin e Nëntorit sepse kjo u tregua e papërgjegjshme, sepse banesat e pabanueshme nuk u nxorën banorët të sistemoheshin, por u lanë aty që një tërmet tjetër t’u merrte jetën”, tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy