Miftari: Kovacevski, njeriu më i afërt i Zaev, përkrahet për ta zëvendësuar atë në krye të partisë (VIDEO)

Miftari: Kovacevski, njeriu më i afërt i Zaev, përkrahet për ta zëvendësuar atë në krye të partisë (VIDEO)

Ngjarjet e orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, kanë konfimruar dorëheqjen e Zoran Zaev nga detyra e kryetarit të partisë, pasi vetë ai e ka njoftuar dorëheqjen prej kohësh. Po kush shihet si favorit kryesor për të zëvendësuar Zaev në krye të partisë.

Gazetari nga MV, Zenel Miftari, solli për edicionin e lajmeve në MCN TV, faktin se sipas mediave dhe qarqeve politike, emri më i përfolur është Dimitar Kovacevski, një njëri mjaft i afërt me Zaev.

“Si emrat e mundshëm në krye të Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë është Dimitar Kovacevski, dhe Sanja Lukarevska, të dy me funksione të larta, ndërkohë edhe mbrëmë nga Partia Alternativa, e cila është në koalicion vijën informacionet se është prishur koalicioni me opozitarët shqiptarë, dhe njëra parti, Alternativa, do të bëhet pjesë e shumicës parlamentare për t’i udhëhequr përpara proceset euro-integruese të vendit, me shpresë që në mes të dhjetorit të marrin datat për fillimin e negociatave.

Pse është aq i preferuar Kovacevski?. Gazetari Miftari, numëron disa fakte.

“Më i preferuar i kryeminsitrit është Dimitar Kovacesvki i cili ka qenë koleg fakulteti dhe i afërme me kryeministrin Zaev, por të drejtën e kandidimit të partisë e kanë të gjithë anëtarët, por me shumë mundësi shihet si Dimatar.

Momentalisht LSDM, ka edhe një grup tjetër të pakënaqur nga ish lideri Cervenkovski, i cili dëshiron ta marë me personat e tij nën kontroll partinë, dhe varet pozicionimi i tij se si e bën, por për të qenë i sigurt se do të ecin përpara proceset euro-integruese dëshiron që përveç se i beson, edhe do ta udhëheq proceset e vendit përpara, pasi që shumicën e riformuar e presin vështirësi të ndryshme si kriza energjetike, rritja e çmimeve, situata me pandeminë, kontesti me Bullgarinë, marrëveshja me Bullgarinë, dhe e vlerëson se ai i beson.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy