Bojkotoi Kuvendin/ Berisha: PD shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

Bojkotoi Kuvendin/ Berisha: PD shpall Gardën Revolucionare të Iranit organizatë terroriste

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi një deklaratë të kësaj partie në lidhje me zhvillimet në Iran.

 

Në deklaratë thuhet se PD e shpall Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste.

 

Ndërkohë në deklaratë theksohet se PD mbështet përpjekjet e SHBA dhe Izraelit për të përmbysur diktaturën mizore teokratike të Ajatollahëve.

 

Një qëndrim i tillë vjen pas bojkotit të Partisë Demokratike në seancën e sotme, ku në Kuvend u miratua me 79 vota pro dhe 1 abstenim pr.rezoluta për shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit”.

 

Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e cilëson shtetin obskurantist të Ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe kudo në glob. 

 

Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcën më të madhe sulmet e Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Kuvajtit, Bahrejnit dhe vendeve të tjera mike të Shqipërisë dhe ju shpreh ketyre vendeve solidaritetin e saj të plotë. 

 

Partia Demokratike mbështet përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e diktaturës mizore teokratike të Ajatollahëve dhe zëvendësimin e këtij regjimi me një qeveri të zgjedhur nga populli si një kontribut madhor për çlirimin e popullit iranian, si dhe për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy