Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot për mediat se një hetim i shtrirë në katër shtete të BE-së, ka zbuluar komunikime të fshehta mes ministrave, drejtorëve, prokurorëve dhe gjykatësve në Shqipëri.
Hetimi i fundit i kryer nga disa shtete, Itali, Belgjikë, Gjermani dhe Francë, pas zbulimit të aplikacioni që përdornin bandat shqiptare dhe qeveritarët shqiptarë për komunikime të fshehta, themelet e narko-shtetit po dridhen si në një tërmet. Në ato përgjime ka emra ministrash, drejtorësh, prokurorësh, gjykatësish e shumë të tjerë. E mirëpres si një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Ju bëj thirrje agjencive për një hetim të pavarur”, tha Berisha.
Ish-kryeministri tha se së shpejti do të nisin protestat për portin dhe inceneratorët.



