
Analisti Lorenc Vangjeli në studion e "Të Paekspozuarit" të gazetarit Ylli Rakipi, në MCN TV, duke analizuar situatën aktuale në PD, u ndal te lista fituese e deputetëve të PD.
Sipas tij, në këtë listë, ka informacione se ka njerëz që kanë paguar për të qene në listën fituese. Vangjeli tha se ka deputetë që kanë paguar edhe për të qenë në listën jo fituese, por me shpresë që mund të merrnin benefiti në rast se PD do të vinte në pushtet.
Ndërkohë që moderatorit Ylli Rakipi, i kujtoj që njëri nga të ftuarit e mëhershëm në këtë emision ka informacione se pa paguar për të marrë koncesion njërën nga ministritë.
Në PD janë dy grupe. Ka politikanë, ka nëpunës të emëruar, por edhe njerëz që kanë paguar për të qenë në atë listë. Kohezioni në grupin Basha-Alibeaj, vjen nga një element tjetër.
Kohezioni i këtij grupi që mund të jetë bërthama e një partie të nesërme, hiq 4-5 vetë, që kanë të bëjnë me politikë, pjesa tjetër kanë paguar për të qenë në listë. Jo vetëm në listën fituese.
Një pjesë kanë marrë para, qindra mijëra euro për të qenë në listë, jo vetëm në pjesën fituese, por edhe poshte vijës, me shpresë se nëse do të vinin në pushtet të merrnin benefitet.
Sikurse një nga të ftuarit e tu në këtë emision, ka paguar për të marrë me koncesion një nga ministritë në vend.



