
Mazhoranca dhe opozita ndajnë të njëjtin mendim për uljen e shpenzimeve financiare gjatë fushatës. Bledi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi janë shprehur këtë të martë se kjo është një nga tematikat ku komisioni ka përparuar më shumë. Ndërsa kryetari i KQZ-së Klemend Zguri tha se fushatat e luksit shtojnë korrupsionin.



