Si ngjarje politike përgjatë vitit 2022, analistët në emisionin “Të paekspozuarit”, në MCN tv, veçuan edhe organizimin e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit në gjashtë bashki.
Sipas analistit Enton Abilekaj, ato treguan nevojën që ka Shqipëria për tu shkëputur nga partitë tradicionale.
6 marsi tregoj nevojën që ka Shqipëria që të shkëputet nga partitë tradicionale.
Me Shtëpinë e Lirisë me një logo që u shpik dy javë përpara zgjedhjeve, Sali Berisha me një komisionar, nga 7 të tjerë, me një nga katër numëruesit fitoj një bashki dhe fitoj rezultat shumë më të mirë dhe doli i dyti me një muaj fushatë. Pra, kjo tregon se PD njësoj edhe për PS-në, nuk janë më simbolikat me të cilat mund të krenohesh dhe mund të marrësh pjesë në zgjedhje vota.
E dyta është që Lulzim Basha në mënyrën se si zgjodhi, në injorimin që zgjodhi votës, brenda partisë mori një mësim të mirë që po injorove votën, nuk mund të mbash pushtetin me emërim.
Këto ishin dy mësimet dhe më tej mbijetesa e Lulzim Bashës se si ndodhi a e donte Berisha, apo se donte dhe unë jam me atë se kjo ishte më shumë dëshirë e Berishës për të mbajtur varur portretin e tij nëpërmjet Bashës, dhe dëshirë e Bashës për të hequr portretin nëpërmjet të treti duke shfrytëzuar këtë portret për të ndenjur aty përjetësisht.



