
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë dy vendime të rëndësishme për stafin shëndetësor dhe bizneset.
Ekzekutivi ka ndarë 5.5 milionë euro për mbështetjen e stafit shëndetësor.
Me këtë vendim do të ndahet pagë shtesë prej 10 për qind të pagës bazë për punonjësit shëndetësor, profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës për periudhën korrik-dhjetor 2022, ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.
Sipas tij mbështetja fillestare ka qenë e paraparë që të vazhdojë deri në muajin qershor, por me rritjen e rasteve të COVID-19, projeksioni ka ndryshuar dhe rrjedhimisht edhe nevoja për mbështetje të mëtutjeshme të stafit shëndetësorë.
Në lidhje me këtë parashihet të ndahen mjete në shumën 5.5 milionë euro nën programi i Ringjalljes Ekonomike. Marrë parasysh nevojën për mbështetje të stafit shëndetësor ju ftoj ta votoni këtë propozim-vendim.
Ndërsa, 1.7 milionë euro janë ndarë për mbështetjen e bizneseve fillestare dhe atyre ekzistuese.
Vendimi është marr në kuadër të zbatimit të masës 1.7 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për skemat e granteve për zanatet.



