Sipas një sondazhi të GALLUP, 60% e shqiptarëve do të përfshiheshin në luftë në rast nevoje. Sulejman Abazi, gjeneral, thotë se Shqipëria ka nevojë për vendstrehime në raste rreziku. Sipas tij, rreziku më i madh vjen nga goditjet në distancë. Ai theksoi se duhet një analizë e thellë për rreziqet që i adresohen Shqipërisë dhe jo dokumentet për hir të detyrimit ndaj NATO-s.
Futja e një fryme pacifiste, duke qenë pjesë e NATO-s, është gabimi që bëjnë shpesh disa. Ata që kanë në dorë për t’i dhënë hapësirë buxhetit të mbrojtjes dhe FA, kanë ca koncepte pacifiste të papranueshme. Rreziku sot vjen nga goditjet në distancë.
Në lagjen time ka mbetje të vendstrehimeve, që jo vetëm janë të braktisura, por kushedi se çfarë kanë brenda. Një pjesë e buxhetit duhet të planifikohet edhe për këtë çështje. Në një situatë reale, ku do të fusësh kokën? Në lagjen time, banorët e vjetër i dinë vendstrehimet. Por ato janë jashtë përdorimit. Të gjitha ata që e gatuajnë luftën duhet të dinë cilat do të jenë pasojat. Këta politikanë mburravecë, marim Iranin dhe Izraelin, në të dy anët kanë nisur t’i bien gjoksit. Kur të gjithë e dinë se në këtë përplasje, të dy dolën të humbur. Duhet kuptuar që ky 1.5% duhet të planifikohet mirë dhe një pjesë të shkojë edhe për mbrojtjen e qytetarëve.
Vendimi i fundit i Samitit të NATO-s e detyron Shqipërinë të gjejë burimet e akumulimit ku i ka. Shumë shpejt, Shqipëria duhet të shkojë në 1 miliard euro buxheti për mbrojtje.
Duhet një analizë shkencore e situatës në raport me rreziqet që i adresohen kombit tonë. Një komb i copëtuar në 5 pjesë nuk ka një strategji kombëtare të vetën.
Është zgjedhur një model që “e kemi këtë dokument” se duhet. Kjo është një praktikë që duhet shkatërruar. Shteti është mekanizmi kryesor. Shtetit tim edhe kur t’i dridhen gjunjët, unë duhet ta dua njësoj.



