Nancy Van Horn, e Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri përcolli mesazhin e saj duke përsëritur kërkesat e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
VanHorn theksoi se organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të përfshira në trafikimin e narkotikëve, përbëjnë kërcënimin më të madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore.



