Sejamini: SPAK nuk ka kurajo të hetojë as Veliajn jo më Ramën që e takon Blinkenin

Sejamini: SPAK nuk ka kurajo të hetojë as Veliajn jo më Ramën që e takon Blinkenin

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa u fol për vizitën e Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, në Tiranë, u diskutua dhe për institucionet e drejtësisë të cilat janë ndihmuar nga SHBA.

Analisti Neritan Sejamini e quajti jo normale që Sekretari i Shteti të takojë drejtues të institucioneve të drejtësisë.

Sipas tij SPAK nuk ka kurajo të hetojë as Veliajn jo më Ramën që e takon sekretarin amerikan.

A është normale që Sekretari i Shtetit të takojë kreun e SPAK dhe të institucioneve të drejtësisë? 

Pse e bën në Gjermani? Apo Letoni? Askund nuk e bën dot. 

Nëse ti je prokuror i SPAK dhe po heton Ramën, do marrësh edhe të dhënat nga Amerika.

Nëse prokurori i SPAK heton Ramën dhe Veliajn, kur sheh çfarë thotë Blinken për Ramën, ndikohet? Patjetër. Prokurorët e kanë të varur shpresën nga Amerika. Kur sheh që Amerika përqafon ata që ka nën hetim, do të gjykohen ata?

Ata thonë që ky Rama ka kaq shumë fuqi dhe lidhje që e takon Blinken, pra ky të zhduk sepse ka shumë lidhje dhe lobistë.

Ou pse çfarë është? Ata nuk kanë kurajo të hetojnë as Erion Veliajn o Preç, Veliaj vajti atje të dukej se ka Amerikën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy