Pas miratimit të ligjit për pakicat kombëtare ministri I për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Kryetarja e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, Vasilika Hysi kanë qënë në Shkodër, ku dhe kanë zhvilluar një dëgjesë me publike me pakicat serbo-malazeze për aktet nënligjore lidhur me ligjin për pakicat kombëtare.
Në fjalën e tij Bushati nënvizoi se MEPJ ka nisur këtë proces konsultimi në mënyrë që t’iu përgjigjet kërkesave të të gjithë minoriteteve dhe se Shqipëria është angazhuar për zbatimin e te drejtave të njeriut, teksa ka shtuar se pavarësisht progresit që është bërë ka ende shumë detyra për të përmbushur



